[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Pritjet e gjata në kufi po ia “bëjnë bajat” Kosovën mërgimtarëve



Botapress, 6 Janar- Për më shumë se 3 vjet, Kosova e Serbia kanë marrëveshje për menaxhimin e integruar të kufirit, e njohur si IBM. Kjo marrëveshje ishte arritur në kuadër të dialogut me Serbinë, në një takim kur delegacioni i Kosovës udhëhiqej nga Edita Tahiri, raporton KTV. Më 2105, kur ishte arritur marrëveshja, Tahiri e kishte quajtur atë si lehtësim për qytetarët, veçanërisht  mërgimtarët. Por, ata vazhdojnë të presin deri në më shumë se 5 orë në pikat kufitare që lidhin Kosovën me Serbinë. Sipas Policisë së Kosovës, pala serbe është duke punuar me kapacitet tejet të ulët, çka po shkakton tollovi në kufi. Për moszbatimin e marrëveshjes nga Serbia, KTV-ja ka pyetur zyrën e përfaqësues së lartë të BE-së, Federica Mogherini, që lehtëson dialogun mes palëve, por zëdhënësja e saj nuk ka kthyer përgjigje. Të dielën, pritjet në Merdare kanë qenë mbi 5 orë. Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në pikën kufitare Dheu i Bardhë pritjet janë deri në 1 orë.

Menu Title