.
×

Pritje të gjata në pikat kufitare



Botapress 20 Korrik – Më shumë se dy orë janë pritjet e qytetarëve në kufirin Kosovë-Serbi, në hyrje. Kolona të gjata të automjeteve janë krijuar në këtë pikë kufitare për shkak të numrit të madh të mërgimtarëve që po vijnë për pushime në vendlindje.

Kolonat janë në pjesën e Serbisë ndërsa autoritetet kosovare po punojnë më të gjithë kapacitetet për të përshpejtuar kalimin e automjeteve.

Kolonë ka edhe në pikat tjera kufitare në Mutividë dhe të Dheu i Bardhë.