.
×

Pritje të gjata në pikat kufitare me Serbinë



Si rrjedhojë e prezencës së fluksit të automjeteve dhe procedurave kufitare, në PKK-Merdare pritjet në hyrje të Republikës së Kosovës tani janë diku rreth 20 – 30 minuta, pasi për shkak të festave të fund vitit ka një fluks më të madh të bashkatdhetarëve që vijnë në pushime në Kosovë, ndërsa në dalje pritje nuk ka përveç kohëzgjatjes normale prej 05-10 deri sa të kryhen procedurat kufitare.

Kurse në pikëkalimin kufitar ‘Dheu i Bardhë’ po ashtu ka pritje në hyrje të Republikës së Kosovës, pritje këto që zgjasin prej 40 minuta deri 1 orë, kurse në dalje nuk ka pritje.

“Situata rreth pritjeve të kalimit kufitar mund të ndryshojë varësisht prej frekuentimit të automjeteve, të cilat po kanë lëvizje, ku në mëngjesin e sotëm pritjet kanë zgjatur deri në 1 orë në të dy pikë kalimet kufitare”, njofton Policia.

Policia e Kosovës njofton se vazhdon me masat shtesë, me prezencë më të shtuar të personelit policor, në mënyre që të ndikojë në zvogëlimin e pritjeve dhe t’ju mundësojë qytetarëve kalim më të shpejtë të kontrollit kufitar në pjesën e RKS-së, e po ashtu kërkon nga pala serbe qe të përshpejtoj procedurat e kontrollit kufitar kur ka fluks të shtuar të automjeteve.