.
×

Prishtinë: Rrahje mes vete për një parking veture



 

Një rrahje mes disa personave ka ndodhur rreth orës 10:00 në rrugën “Dritan Hoxha” në Prishtinë.

Burimet e Indeksonline brenda Policisë së Kosovës kanë thënë se rrahja ka ndodhur pas një mosmarrëveshje për parking afër Pallatit të Rinisë.

Të përfshirë në këtë rrahje kanë qenë: B.Potera, M.Palokaj, B.Mulolli. R.Zogjani dhe L.Zogjani.

Sipas burimeve të Indeksonline, të dy personat me mbiemrin Zogjani kanë pësuar lëndime trupore të cilëve u është dhënë ndihma e parë në Stacionin Policor Qendra në Prishtinë dhe më pas janë dërguar në Ambulancë.

Aktaulisht në Stacionin Policor qëndrojnë tre të dyshuar për të cilët paspak do të vendos prokurori i rastit.

Në vendin e ngjarjes është konfirmuar edhe një armë e gjuetisë e cila është përdorur në rast për të cilën ende nuk dihet nëse poseduesi i saj ka apo jo leje.