.
×

Prishtinë, e pranoi propozimin për fejesë nga kati i nëntë



Në mesnatën mes së shtunës dhe dielës, një i ri bëri një propozim mjaft interesant të dashurës së tij. Me qirinj të ndezur i kërkoi asaj të fejohet me të.

Edon Haliti, me ndihmën e prindërve të tij por edhe të saj, ia bëri këtë befasi Shendrita Hamzës.

Meqë i ndihmuan të tjerët, priti derisa ajo të binte në gjumë, pasi i ndezi qirinjtë, e thirri në telefon dhe i tha të dalë në ballkon. Nga kati i nëntë, ajo pranoi me zë të lartë.

Krejt kjo ka ndodhur te Soliterat, apo siç njihet ndryshe te Fontana, në lagjen Ulpiana në Prishtinë.

Edhe pse këto raste janë të rralla duket se ka ende. Tashmë ata janë të fejuar. (KosovaPress)

edoni 2