[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Prishtina, më e prekura nga Covid-19



Botapress 24 Tetor -Kosova ka regjistruar sot edhe 166 raste të reja me COVID-19, pas testimit të​ 1.056 mostrave.Nga ky numër i rasteve pozitive, më shumë se gjysma nga kryeqyteti.

Sipas IKSHPK-së, gjatë 24-orëve të fundit në Prishtinë janë regjistruar 86 raste pozitive me COVID-19.

Gjatë kësaj periudhe kohore në Kosovë janë regjistruar edhe 2 vdekje me koronavirus, duke bërë kështu që numri i viktimave të arrijë në 661.

“Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 86 raste, komuna Gjilan 13 raste, komuna Fushë Kosovë 11 raste, komuna Podujevë 11 raste, komuna Prizren 10 raste, komuna Suharekë 8 raste, komuna Deçan 4 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Pejë 4 raste, komuna Vushtrri 3 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Obiliq 2 raste, komuna Shtime 2 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Ferizaj, Gjakovë, Malishevë dhe Mitrovicë”, thuhet në njoftim.Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 55 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 15.034 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.062.

Bazuar në të dhënat e fundit, që prej shfaqjes së rasteve të para me koronavirus në Kosovë më 13 mars, numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 17.757.

 

Menu Title