.
×

Prishtina lehtë kundër Trepҫës



Sigal Prishtina ka shënuar fitore të lehtë në përballje me Trepҫën, 93:70.

Skuadra kampione e basketbollit kosovar, Sigal Prishtina, ka arritur të shënojë fitore të lehtë përballë Trepҫës.

Sfida e njohur si El Clasico e basketbollit kosovar, nuk e arsyetoi as kësaj here këtë epitet, pasi prishtinasit fituan lehtë 93:70.

Dardan Berisha, si zakonisht, ishte më efikasi te vendasit me 25 pikë, teksa Aaron McGhee shtoi 19 të tjera.

Te mitrovicasit, më efikasi ishte Ken Brown me 30 pikë, Anthoni Tomphson shtoi 12 të tjera.