.
×

Prishet koalicioni VV-LDK në Prizren, ja çka thotë Anton Quni



Botapress 14 Shkurt- Koalicioni mes VV-së e LDK ne Prizren ka marre fund. Kryetari Haskuka she VV kane vendosur qe tash e tutje te qeverisin me Prizrenin pa LDK-ne shkruan Botapress.

Por ja cka thote Anton Quni keyetar I Deges se LDK-se ne Prizren dhe minister I Mbrojtjes ne Qeverine e Kosoves:

E vërteta rreth koalicionit LDK-VV në Prizren

Të nderuar qytetar të Prizrenit, duam ta sqarojmë opinion e gjerë në lidhje me zhvillimet e fundit rreth koalicionit tonë me VV-në në nivel lokal.

Grupi i kuvendarëve të LDK’së në koordinim me kryetarin e degës dhe organet e partisë, sot nuk ka marrë pjesë në seancën për zgjedhjen e kryekuvendarit, për shkak se ne kemi qenë në negociata që si partner në koalicion ti sqarojmë pozicionet tona, pas situatës së re të krijuar në qeverinë lokale, si rezultat i daljes së Nismes nga koalicioni.

Kemi kërkuar nga partneri ynë që të bëjmë shpërndarjen e përgjegjësisë, me bindjen se kjo do ta rriste performancën dhe efikasitetin e shërbimeve karshi qytetarëve prizrenas.

Ne konsiderojmë që koncetrimi i pushtetit tek njëri partner, nuk është praktikë e mirë në demokraci.

Mosgatishmëria për ti dhënë zgjidhje kërkesës tonë, ka rezultuar me pamundësi për koordinim për zgjedhjen e kryesuesit të ri të Kuvendit Komunal.

Lidhja Demokratike e Kosovës, në vazhdimësi ka qenë e hapur për partneritet të sinqert.

Kërkesa për balancimin e përgjegjësisë, ishte në proporcion me përfaqësimin që LDK ka në Kuvendin Komunal dhe i bazuar në faktin e pakontestueshëm se ishim ne që vulosëm fitorën e kryetarit Haskuka, i cili sot vendosi që tash e tutje të rrugëtoi pa ne.

Ne e respektojmë vendimin e tij dhe e falenderojmë për bashkëpunimin që kemi pasur përgjatë këtyre viteve.

Anton Quni

Kryetar i LDK’s në Prizren