Botapress, 28 shkurt – Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Greg Delawie në konferencën “Angazhimi i Shoqërisë Civile kundër Ekstremizmit të Dhunshëm” ka theksuar se familja, shoqëria dhe prijësit fetarë janë ata që kanë rolin kryesor në këtë luftë.
Ai tha se Ambasada e SHBA-ve në Kosovë i ka përkrahur autoritetet vendore për ta parandaluar dhe luftuar ekstremizmin e dhunshëm.
“Sa i përket çështjes së luftimit të ekstremizmit të dhunshëm, kemi nevoja thelbësore për të zhvilluar mënyra të përshtatshme dhe efektive për ta luftuar terrorizmin. Ambasada amerikane i ka mbështetur fuqimisht institucionet kosovare në luftimin e ekstremizmit të dhunshëm. Tani është thelbësore që prijësit fetarë t’i marrin frerët në duar, dhe t’i zbatojnë politikat qeveritare për luftimin e ekstremizmit të dhunshëm”, tha Delawie.