.
×

Presioni i mediave detyron suspendimin e motrës së kryetarit të ShSKUK-së



Ani pse prej muajit maj ka pasur ankesa ndaj Ilire Ramadanit, doktoreshë në Spitalin e Psikiatrisë, QKUK-ja deri tani nuk e ka suspenduar nga puna Ramadanin, e cila është motra e Naser Ramadanit, kryetar i Bordit të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK), shkruan sot Koha Ditore.

Është dashur që mediat të raportonin për mungesën e Ilire Ramadanit në punë, që kjo e fundit të suspendohej për gjashtë muaj me vendim të Komisionit disiplinor për shkeljet e detyrave të punës dhe mosrespektimin e orarit të punës.

Për Ramadanin, siç ka mësuar gazeta, ka pasur vërejtje të vazhdueshme për shkak të mungesave të saja në punë. (Tekstin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)