.
×

Presidenti uron Dritën për titullin e kampionit



Presidenti, Hashim Thaçi, ka uruar klubin e Dritës për shpalljen kampion në edicionin 2017/2018 në Vala Superligën e Kosovës.

 

“Dy finalistët e këtij sezoni në Kampionatin e Kosovës në Futboll, ekipi i Dritës dhe i Prishtinës, në mbështetje të tifozërisë së tyre, bënë një lojë të mrekullueshme në stadiumin “Shahin Haxhiislami”.

 

 

“E uroj kampionin e këtij stinori, ekipin e Dritës, i cili vërtet ishte mbresëlënës me lojën e organizuar mirë në këtë superligë”, ka shkruar Thaçi.

 

“Kosova ka shumë talentë dhe me rritjen e mbështetjes dhe konkurrencës së klubeve tona sportive, padyshim se do të korrim suksese edhe në fushat e gjelbra evropiane”.

Hashim Thaçi:
Dy finalistët e këtij sezoni në Kampionatin e Kosovës në Futboll, ekipi i Dritës dhe i Prishtinës, në mbështetje të tifozërisë së tyre, bënë një lojë të mrekullueshme në stadiumin “Shahin Haxhiislami”. E uroj kampionin e këtij stinori, ekipin e Dritës, i cili vërtet ishte mbresëlënës me lojën e organizuar mirë në këtë superligë. Kosova ka shumë talentë dhe me rritjen e mbështetjes dhe konkurrencës së klubeve tona sportive, padyshim se do të korrim suksese edhe në fushat e gjelbra evropiane. HTH