.
×

Presidenti Thaçi tregon kur do të fillojë konsultimet me partitë politike



Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, pas votimit të mocionit të mosbesimit kundër Qeverisë Kurti, me 2/3 e deputetëve të Kosovës, ka thënë se pa humbur kohë do të filloj konsultimet me liderët e të gjitha partive parlamentare.

Thaçi ka thënë se në konsultim me liderët e të gjitha partive parlamentare do t’i shoh mundësitë e krijimit të qeverisë së re të stabilitetit, unitetit dhe gjithëpërfshirjes.

“Pas rënies së qeverisë, si president i vendit, pa humbur kohë do të filloj konsultimet me liderët e të gjitha partive parlamentare, për të shikuar mundësitë e krijimit të qeverisë së re të stabilitetit, unitetit dhe gjithëpërfshirjes. Në çdo hap timin, si president i vendit, do ta respektoj në plotni Kushtetutën dhe ligjet e vendit”, ka thënë presidenti Thaçi gjatë një vizite në Batalionin e Mjekësisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës.