[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Presidenti Thaçi shkruan për Qerim Kelmendin, thotë se i dha shumë Kosovës



Presidenti Hashim Thaçi e ka renditur Qerim Kelmendit, ndër personalitetet shqiptare që dha kontribut të madh për lirinë e Kosovës.Në një shkrim në Facebook, Thaçi ka thënë se “Qerim Kelmendi ishte një prej veprimtarëve më të hershëm të çështjes kombëtare dhe ndër ushtarët e parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ai ishte pjesëmarrës në shumë aksione ushtarake dhe ishte ndër të plagosurit e parë me uniformën e UÇK-së”.Ai ka shtuar se për kontributin e tij, e ka shpallur Qerim Kelmendin Hero të Kosovës.

Shkrimi i plotë i presidentit Thaçi:

#Nderime #Respekt ??QERIM KELMENDI ishte një prej veprimtarëve më të hershëm të çështjes kombëtare dhe ndër ushtarët e parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai ishte pjesëmarrës në shumë aksione ushtarake dhe ishte ndër të plagosurit e parë me uniformën e UÇK-së.

E tërë familja Kelmendi ka dhënë kontribut të madh në organizimin e UÇK-së dhe në luftën tonë për liri.Për kontributin e madh të Shpirtmadhit, siç ne e quanim Qerim Kelmendin në luftë, atë e kam shpallur Hero të Kosovës. HTH

Menu Title