[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Presidenti që po e lëkund botën përmes Twitter’it



Një ditë e zakonshme për Donald Trump nis me një deklaratë jo dhe aq të zakonshme në rrjetin social Twitter. Vendimet më të mëdha, që nga ditë kur u zgjodh president i SHBA’së, Trump i bën publike në këtë rrjet social. Deklaratat e tij, si kjo e fundit për ndërtimin e murit me Meksikën, zakonisht shkruhen në orët e para të mëngjesit nga vetë Presidenti

Presidenti i SHBA’së, Donald Trump mban një telefon të tipit “Samsung Galaxy S3”, që u krijua në 2012’ën – telefon ky që nuk merr më përditësimet e softuerit. Por, a do të thotë kjo se posedimi i një telefoni të vjetër, rrezikon Trumpin nga hakerët?

“Këta janë telefonat më të bukur që kam përdorur ndonjëherë”, ka thënë Trump për New York Times. Megjithatë, këta tipa të telefonave nuk janë të dallueshëm për nga estetika, por siguria e ndërtuar në sistemin e tyre, siguron që të gjitha thirrjet të mos përgjohen, transmeton Gazeta Express.

Për fat të keq, dashuria e presidentit për siguri nuk duket se shtrihet në telefonin e tij të mençur.

Qendra e kompanisë “Android” i ka analizuar imazhet e Trumpit dukë përdorur telefonin e tij, Samsung Galaxy S3, në mënyrë që t’ia përditësojnë njoftimet e softuerit.

Por, nëse Trump nuk fillon shpejtë t’i përdorë këto pajisje, atëherë ekziston një kërcënim i madh i sigurisë.

Megjithatë, nuk është vetëm telefoni i mençur që ai pak di ta përdorë. Analistët po e quajnë si “Presidenti i Twitterit”, e kjo pasi ai e përdor shumë këtë rrjet social, mirëpo, në po të njëjtin i bën edhe deklaratat e tij “më të rrezikshme”, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.

Sipas ekspertëve amerikanë, një ditë rutinë e Donald Trump është se ai përdorë shumë rrjetin social “Twitter”, shikon programet televizive dhe mendon se si ta ndryshojë Amerikën me një klik.

Ditë më parë, sekretari i Shtëpisë së Bardhë, gabimisht kishte shkruar dy fjalëkalime në rrjetin social Twitter, mirëpo nuk dihet se a ishin kode apo fjalëkalime të tij për faqe personale. Edhe kjo ngjarje nxiti reagime të mëdha, pasi u tha se Administrata Trump duhet të ketë më shumë kujdes në përdorimin e internetit.

Menu Title