.
×

Presidenti me djalin e tij fotografohen duke pirë birrë



Teksa presidenti Hashim Thaçi ndodhej në stadiumin “Fadil Vokrri”, duke e ndjekur takimin miqësor ndërmjet Feronikelit dhe Milanit, djali i tij, Endriti, ka publikuar një fotografi me presidentin duke konsumuar alkool.

Në fotografinë që Endrit Thaçi ka publikuar në Instagram sot rreth orës 22:00, shfaqen ai dhe presidenti nën shoqërinë e njëri-tjetrit.

Djali i presidentit të Kosovës, përmes disa figurave të gotave të mbushura me birrë që ia ka bashkëngjitur fotografisë, ka lënë të kuptohet se ai dhe presidenti kosovar po konsumonin pije alkoolike në momentin kur e shkrepën fotografinë. “Gëzuar”, ka shkruar Endriti në fotografinë që ka postuar në Facebook.