.
×

Presidenti jep një dhuratë të veçantë…kësaj radhe këshilltarit të tij!



 

 

Është kritikuar për mospërfshirje të emrave të njohur të medieve e të shoqërisë në listën e të dekoruarve por ka marrë edhe refuzime nga të disa të dekoruar.

Por presidenti Hashim Thaçi ka vazhduar së fundi të dhurojë kopje të librit të tij biografik.  Para pak çastesh ai i ka dhuruar një kopje të këtij libri këshilltarit të tij Ismail Sylës I cili menjëherë e ka postuar në Facebook, këtë moment të veçantë të tij:

 

 

Me konsideratë të lartë Presidenti i Kosovës, z. Hashim Thaçi ma dhuroi me autograf librin biografik “New State, Modern Statesman Hashim Thaçi – a Biography” të autorëve të shquar britanikë, Roger Boyes dhe Suzy Jagger.

 

Një libër i klasit të lartë botëror, shkruar për njeriun që e transformoi Kosovën nga një vend i robëruar në vend të lirë, nga vend i lirë në shtet të pavarur dhe modern. Burrështetasit e mëdhenj i prodhojnë dhe prodhohen nga epokat e mëdha historike. Një fat të rrallë dhe më shumë se fat, të papërsëritshëm dhe origjinal sintetizon jeta dhe vepra e liderit Hashim Thaçi.

 

Ky libër për mua është dhurata më e madhe në 10 vjetorin e pavarësisë sonë.