[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Presidenti i Sllovenisë bëhet yll i rrjeteve sociale (Foto)



Donald Trump mund të jetë njëshi në Twitter, por në Instagram ai as që mund të krahasohet me homologun e tij slloven.

Borut Pahor, i njohur ndryshe si “Barbie”, përdor rregullisht rrjetet sociale që nga viti 2012, për të përçuar mesazhet e tij tek njerëzit, shkruan The Guardian.

Ai ka nisur të publikojë fotografitë e tij në Instagram – përfshirë një ku ai shihet duke u endur me një kamion të mbeturinave, i veshur me uniformë të kuqe – para zgjedhjeve presidenciale të 2012’s, të cilat do t’i fitonte më pas, duke befasuar të gjithë që u besonin anketave që nuk i jepnin atij shanse për të triumfuar, transmeton Gazeta Express.

Ai tani ka 24.000 ndjekës në vendin e dy milionë banorëve.

Një prej fotografive që ka publikuar e shfaq Pahorin gjokszbuluar, me një tatuazh të një delfini në krah; në një tjetër ai shihet duke riparuar një rrugë. Pahor në një foto është shfaqur në një fushë futbolli, e në një tjetër duke bërë ski. Presidenti slloven ka publikuar edhe një fotografi ku shihet duke u bërë gati për të notuar, me kostum të larjes.

Pahor ka nxjerrë edhe një fotografi me ish-presidentin amerikan, Barack Obama. “Më frymëzuesi”, ka shkruar ai në legjendën e fotos, transmeton Gazeta Express.

“Barbie, dhe jo batakçi”, është legjendja e një tjetër fotografie, që e shfaq atë teksa po i vënin makijazh.

Nofkën “Barbie” ai e ka marrë në kohën kur punonte si model, teksa studionte për shkenca politike në kryeqytetin e Sllovenisë, Lubjanë. /Express/

Menu Title