[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Presidenti i FSHF’së, Duka: Fadili mungon fizikisht, por vepra e tij nuk do të shuhet kurrë



Në dy vjetorin e vdekjes së legjendës së futbollit shqiptar dhe ish Presidentit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrrit, sot është zbuluar buceta fituese e shtatores së Vokrrit.

Në një ceremoni ku të pranishëm ishin edhe deputetë e figura të tjera, u bë zbulimi i bucetës në të cilën do të bazohet ndërtimi i statujës.

Në rastin e dy vjetorit të vdekjes, Fadil Vokrrin e ka kujtuar edhe Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka.

“Dy vjet më parë kemi humbur një nga njerëzit kryesorë të futbollit, një figurë kyçe të futbollit shqiptar, Presidentin e FFK-së dhe mikun tim të dashur, Fadil Vokrrin.

Në këto dy vite na ka munguar shumë në të gjitha dimensionet; si drejtues, si futbollist, si mik apo qoftë edhe si familjar në familjen e tij. Gjithsesi, Fadili mungon fizikisht, por vepra e tij nuk do të shuhet kurrë, do të rikujtohet nga të gjithë ata, të cilët e kanë njohur nga afër, nga të gjithë ata të cilët e kanë parë si futbollist apo e kanë njohur si drejtues të Federatës së Kosovës. Jam shumë i bindur që kishte shumë për të bërë dhe do të bënte shumë për futbollin kosovar për zhvillimin e tij. Me gjithë arritjet që pati në karrierën e tij dhe merita kryesore e tij për anëtarësimin e FFK-së në UEFA dhe FIFA, gjë të cilën futbolli kosovar po e ndjen sot dhe në zhvillimet e tij” – ka shkruar Duka.

 

Menu Title