[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Presidenti i Francës tallet me Donald Trump-in



Presidenti i Francës, Francois Hollande, është tallur me presidentin e SHBA-së, Donald Trump, duke e ftuar që ta vizitojë Disneland në Paris, pasi që ky i fundit e kishte fyer kryeqytetin francez.

Hollande e ka ftuar Trump-in në Disneyland të Parisit “në mënyrë që të kuptojë se çfarë është Franca”, transmeton Express.

Lideri amerikan sugjeroi se kryeqyteti francez nuk është më vend i sigurt për turistët amerikanë, gjatë një fjalimi, duke thënë se miku i tij “Jim” në të kaluarën e ka vizituar shpesh Francën, por jo në katër apo pesë vitet e fundit.

Duke e kritikuar mënyrën se si Evropa merret me çështjen e terrorizmit, Trump pati thënë se amerikanët nuk mund të lejojnë që sulme të ngjashme të ndodhin në SHBA.

“Shikojeni se çfarë po ndodh iu ndodh njerëzve nëpër botë. Duhet të jemi të mençur. Nuk mund ta lejojmë këtë të na ndodhë,” pati thënë Trump.

Por, Hollande, pa e përmendur emrin e Trump-it, ka thënë: “Mund t’ia dërgojë një biletë të veçantë njërit prej tyre, në mënyrë që ai të paktën të vijë në Disney të Evropës dhe ta kuptojë se çfarë është Franca.

Menu Title