.
×

“Presidenti e ka humb betejën me Kryeministrin, kjo s’ndalet deri në rënien e Qeverisë”



Botapress 28Janar-Analisti politik, Petrit Zogaj ka komentuar përplasjet e fundit ndërmjet presidentit Thaçi dhe kryeministrit Ramush Haradinaj. Zogaj në një shënim në Facebook ka theksuar se presidenti e ka humbur betejën me kryeministrit Ramush Haradinaj. Ai ka parashikuar se kjo thyerje institucionale nuk do të ndalet deri në rrëzimin e Qeverisë Haradinaj.

Shënimi i plotë:

Presidenti e ka humb betejen politike brenda vendit, e sidomos me kryeministrin, por ka ende nje mbeshtetje jashte.

Kjo mbeshtetja jashte, zbehet kur ‘ata’ e shohin qe presidenti nuk ka pushtet brenda, nuk ka fuqi me i shty proceset para.

Ne anen tjeter, kryeministri me gjase po e humbet kete post, por mbeshtetja politike nuk i zbehet, perkunder, do t’a kete shume te lehte berjen e opozites ndaj presidentit ne cfaredo rrethanash.

Grevat dhe te gjitha levizje e brendshme, e bashke me keto edhe reagimi adoleshent I Thacit sot jane shenja qe krisja institucionale nuk ndalet deri me rrezim te qeverise Haradinaj.