[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Presidenti e hedhë topin në qeveri: Isa Mustafa ta aprovoj Ushtrinë e Kosovës



Pas takimit me ambasadorët e Quint-it të akredituar në Kosovë, Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka dalur në një konferencë për media. Thaçi duke iu përgjigjur ndërkombëtareve për projektligjin e FSK-së tha se Kosova nuk po bën asnjë hap të papritur e asnë befasi, asnjë veprim të njëanshëm apo të pakoordinuar.

Ai bëri të ditur se ky proces nuk është antiligjor e antikushtetues, dhe se Kosova nuk po bën asgjë që mund të rrezikojë paqen dhe sigurinë në rajon, ajo sipas ti, po ecë në një proces sikurse vendet e rajonit.

Kosova po bën një akt ligjor dhe kushtetues. Ne si institucion demokratik kemi vendosur që FSK-së t’ia japim mission dhe detyrat e një ushtrie modern e cila do të jetë në gjendje që ta kryejë këtë mission“, tha Thaçi, duke shtuar se “ky ndryshim në misionin dhe detyrat e reja do t’i ndërmarr FSK në përputhje me ligjin e ri që të bëjmë FSK-në një ushtri moderne, multientike dhe të gatshme për të mbrojtur qytetarët e Kosovës dhe do të jetë në shërbim të ruajtjes së paqes në rajon dhe saherë i kërkohet as asaj të jap kontributin në këtë drejtim.

Presidenti Thaçi u shpreh i bindur se edhe Qeveria do ta trajtojë projektligjin për FSK-në në periudhë të rregullt ligjore dhe “shumë shpejtë do ta jap mendimin pozitiv të tij për këtë çështje”, tha ai.

 

Menu Title