.
×

Presidenti Bush i kishte thënë presidentit rus në Berlin: “Vladimir, Kosova do të bëhet e pavarur!



Botapress, 14 Shkurt – Në intervistën që Sali Berisha i dha gazetarit Lutfi Dervishi në emisionin “Përballë” shpalosi një detaj interesant nga takimi Bush-Putin, në Berlin.

I pyetur se si do të reagonte Rusia kur do të shpallej Pavarësia e Kosovës, sipas Berishës, këtë gjë e kishte rregulluar presidenti amerikan Xhorxh Bush gjatë një takimi të tij në Berlin.

“Jo me Rusinë e kishin zgjidhur ata. I kishte thënë në Berlin “Vladimir, Kosova do bëhet e pavarur, e kuptoj që ti s’do por Kosova do bëhet.” Por ai më pyet dhe më thotë kur. Ata menduan se unë do i thoja pas dy javësh dhe ra një heshtje e madhe. Unë i them: Zoti president, meqë ju e keni ndarë mëndjen unë u them që të merrni gjithë kohën që ju duhet për të arritur në një ujdi sa më të madhe të mundshme me partnerët sepse pjesën tjetër, pra udhëheqjen e Kosovës ata me këtë do jenë jashtëzakonisht mirënjohës kur t’i informojë, dhe ai më tha do ti informosh sa më shpejt. Ai e tha pastaj dhe në konferencë shtypi’ thotë Berisha, përcjellë Botapress.