.
×

Presidente mos e … punën krejt!



 

duhanaj                                                                                                                   Leon Duhanaj

 

Dy here kam shkruar opinione përkrahëse për një emër të përveshëm, edhe pse nuk është parim imi të merrem me emra në opinionet e mia. Ky emër ishte Atifete Jahiaga si Presidente e Republikës  së Kosovës.
Në të dyja rastet, jam kritikuar shumë nga kolegë/e , opinionist, gazetar, politikan, për shkak të qëndrimeve mbështetëse ndaj figurës së Presidentes. U kritikova shumë dhe me akuzuan se Presidentja nuk na qenka intelektualisht në nivelin e duhur për t’i prirë vendit e aq me pak për t’i dhënë lavde. Po ashtu, Presidentja nuk i është nënshtruar asnjëherë vlerësimit të sovranit në një proces zgjedhor, por ka ardhur nga zarfi. Këto janë kritika, që nganjëherë me të drejt shtrohen.
Unë personalisht mendoj që nuk me takon mua e askujt tjetër, të vendos për shkallen e inteligjencës (IQ ) të askujt, prandaj në opinionet e mia të mëhershme nuk e kam trajtuar asnjëherë figurën e Presidentes si kategori intelektuale, por në radhë të parë si një person pa hipoteka korruptive dhe pranueshëm për qytetaret e vendit, dhe po ashtu nga miqtë ndërkombëtar gjithandej, nganjëherë edhe si përfaqësuesja e vetme e vendit e cila shihej më sy normal nga partnerët ndërkombëtar. Dhe së dyti, si një femër, e cila ushtron një pushtet, dhe me të cilën do duhet të mburreshim ne si komb në përgjithësi dhe gjinia femërore në veçanti.
Pra, këta ishin ata dy faktorë të cilët me shtynë të shkruaj opinion pozitiv ndaj figurës së Presidentes.
Thotë një fjalë popullore “ çka ja banë njëri vetës s’ia banë kush”.
Që nga fillimi i bllokadës politike në vend, Presidentja, dita ditës, jo vetëm që nuk po sillet konform pozitës e cila i takon, por ajo po dëshmohet, në radhe të parë e paaftë, dhe çka është më ë keqja, po e lëndon paanshmërinë e institucionit të Presidentit.
Presidentja e vendit po mbanë anën e PDK-se dhe atë shumë hapur.
Presidentja e vendit po injoron shumicën parlamentare në vend, shumice e dalë nga zgjedhjet e drejtpërdrejta, pra nga përfaqësues të këtij populli të cilin e përfaqëson.Presidentja, madje injoroj komunitetet pakice, duke refuzuar kërkesën e tyre t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese. Kushtetutën, të cilën tashme e keni degraduar totalisht bashkë me partnerët tuaj politik (gjyqtar e politikan).

Presidente, tani nuk të ka mbetur edhe shume çka mund të bësh, pos ta turpërosh edhe gjininë femërore në vend e cila, në mase të madhe, ka ditë me dhanë shembull të mirë në politikë. Dhe në fund, të deklarohesh edhe zyrtarisht anëtare e PDK-së.
Po bën thirrje për reflektim, por radha është që ju të reflektoni!