.
×

“Pranon ti me pi kafe me 50 euro!” 50-vjeçari i punësonte vajzat si balerina dhe i shfrytëzonte



Policia ka zbardhur disa detaje të reja në lidhje me një 50-vjeçar që u arrestua sot në Tiranë, nën akuzat e shfrytëzimit për prostitucion të vajzave që i punësonte si balerina.

Ilir Peraj, pronari i lokalit tallava “Napoli”, në autostradën Tiranë-Durrës ishte duke fjetur në automjetin e tij në afërsi të lokalit, ku u vu në pranga. Gjatë kontrollit në lokalin e tij, policia sekuestroi një pjatë porcelani me mbetje të lëndës narkotike kokainë, një DVR, si dhe një letër në të cilën shkruhej “Nuk pranon ti me pi kafe me 50 euro”.

Vajza e cila dyshohet se është shfrytëzuar për prostitucion është e reja me iniciale R. C., e punësuar si balerinë në këtë ambient.

Dyshohet se ajo shfrytëzohej për prostitucion, në shumat që varionin nga 100 euro.

Kush është Ilir Prenaj?

Ilir Peraj, ka qenë i dënuar me 10 vite burgim, për një vrasje të ndodhur më 26 shkurt të vitit 2011, ku së bashku me dy kushërinjtë e tij, vëllezërit Elis dhe Elidon Peraj, kanë vrarë duke goditur me shkopinj bejsbolli, shtetasin Alban Koleci.

Autoritetet shqiptare janë njoftuar se në 2013-n, Gjykata e Napolit e kishte dënuar Perajn me 17 vite burg për një vrasje në Itali. Por pas ndalimit në atë kohë, Ilir Peraj deklaroi se në Itali po gjykohej në gjendje të lirë dhe nuk dinte asgjë për shpalljen e vendimit.

Në maj të 2015-s, ai u arrestua nga policia e Tiranës së bashku me dy persona të tjerë, pasi akuzohej se i shfrytëzonte për prostitucion vajzat që i punësonte si balerina.