.
×

Pranga për policin e Kosovës, përdori dhunë në familje



Inspektorati Policor i Kosovës ka arrestuar sot një polic, i cili dyshohet se ka përdorur dhunë në familje. Sipas njoftimit, policit i është caktuar masa e ndalimit për 48 ore. Janjoftimi i IPK-së: Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka pranuar sot një informatë nga Policia e Kosovës lidhur me dyshimet për kryerje të veprimeve të kundërligjshme nga një zyrtar policor respektivisht i përfshirë si i dyshuar në një rast të dhunës në familje. Me të pranuar informacionin, hetuesit e IPK-së kanë filluar të ndërmarrin veprime hetimore në koordinim me prokurorin kompetent dhe Gjyqtarin e procedurës paraprake. Si rezultat i këtyre veprimeve hetimore hetuesit e IPK-së kanë realizuar sot pasdite edhe një urdhëresë për bastisje në shtëpinë e të dyshuarit në Prishtinë. Gjatë bastisjes janë sekuestruar disa sende që mund të shërbejnë si prova në procedurën penale. Pas intervistimit të të dyshuarit (punonjësit policor), i njëjti është arrestuar nga Inspektorati Policor dhe me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.