.
×

Pos VV-së edhe 3 parti tjera ankohen në Supreme



Tre kandidatët e Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Enver Haliti, Arta Bajralia dhe Alban Hyseni, të shpallur nga KQZ si deputetë të Listës fituese të VV-së, kanë bërë ankesë në Gjykatën Supreme kundër vendimit të PZAP-së, e në mbrojtje të së drejtës së tyre si deputetë të zgjedhur.

Por, pos VV-së ka edhe subjekte tjera që kanë bërë ankesë në Gjykatën Supreme.Gjykata Supreme në një përgjigje për GazetënBlic ka njoftuar se deri më tani Supremja ka pranuar 5 ankesa të deputetëve të partive të ndryshme.

“Në Gjykatën Supreme deri më tani kemi pranuar 5 ankesa të deputetëve nga subjekte të ndryshme politike”, thuhet në përgjigje.Gjykata Supreme i thotë GazetësBlic se ka pranuar një ankesë nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), nga Partia Demokratike Turke e Kosovës (KDTP), Partia Liberale e Ashkalinjëve dhe Lëvizja Vetëvendosje (VV).“Një nga deputetë të LDK-së, një nga deputetë të Kosova Demokratik Turk Partisi (KDTP), një nga deputetë të Partisë Liberale të Ashkalinjëve dhe dy nga deputetë të LVV-së (të gjitha këto janë ankesa individuale të deputetëve)”, thuhet në përgjigjen e tyre.

 

“Të gjitha ankesat do të shqyrtohen dhe vendosen brenda afatit ligjor prej 72 orësh nga koha e deponimit të tyre”, thuhet më tej në përgjigje.