.
×

Porosi interesante: “Mos bëni seks për Shën Valentin”



 

“Mos bëni seks për Shën Valentin”, – është apeli i autoriteteve tajlandeze për adoleshentët e vendit, duke i ftuar ata për një 14 shkurt në mësim të adoleshencës.

 

“Bëni një darkë speciale, por mos bëni seks”, – thuhet në sloganin e fushatës së nisur nga zyra për promovimin e vlerave morale.

 

Me këtë iniciativë të nisur që një vit më parë autoritetet lokale përpiqen të tërheqin vëmendjen për rrezikun e shtatzënive të padëshiruara dhe për përhapjen e sëmundjeve seksualisht të transmetueshme.

 

“Tajlanda, – pohon ministria e shëndetësisë, – është vendi me numrin më të lartë të shtatzënive tek adoleshentet, shumë prej të cilave detyrohen të abortojnë në klinika, në kushte të rrezikshme”.