.
×

Politikanët Kosovarë të përfshirë në listen e zezë të Trump



Presidenti amerikan Donald Trump ka dhënë urdhër që të vazhdohen sanksionet ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor, të nisura nga ish-presidenti George W. Bush në vitin 2001, me qëllim që të mbrohet siguria kombëtare, ka thënë Shtëpia e Bardhë, transmeton Botapress.info

Në listën e personave që Presidenti Trump vazhdon masat e jashtëzakonshme ka edhe emra të njohur të politikës kosovare.

Aty bëjnë pjesë Daut Haradinajt nga AAK, Rexhep Selimi nga Vetëvendosje, Fatmir LImaj nga Nisma, Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, si dhe kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ish-deputeti i PDK-së, Azem Syla, Naser Kelmendi, Lavdrim Muhaxheri, për të cilin është raportuar se është vrarë në Siri, transmeton Botapress.info