.
×

Politikanët amatorë të Republikës së Kosovës!



Lidhja Demokratike e Kosovës, pikërisht Isa Mustafa kishte marr sugjerime nga miqtë ndërkombëtarë për postin e kryeministrit menjëherë pas zgjedhjeve, në rast koalicioni, se si duhet të jetë qeveria edhe pse ata oficiel thonin se nuk po ndërhynë. Ndërhyrjet ndërkombëtare ndodhnin  përditë përmes deklaratave dhe intervistave në mediet kosovare. Ata kërkonin që kryeministri të jetë i pranueshme për ta.

 

Ramiz Selimi

 

Krijimi i Qeverisë së re është në interes të Republikës së Kosovës, pa asnjë dyshim dhe për këtë arsye duhet  përgëzuar edhe pse nuk është ajo qeveri që e dëshiron shumica. “Jeni bërë të padurueshëm dhe keni tejkaluar çdo rregull normalë në krijimin e Qeverisë. Ju nuk paskeni asnjë dije në politik-bërje! ” janë fjalët e shumta dhe aspak të mira që përditë në këtë nëntor i dëgjuam nga miqtë tanë.

Politika kosovare ishte e inatosur dhe në panik, për shkak të sjelljeve të partnerit të koalicionit në arritjen e karriges së dëshiruar. Lidhja Demokratike e Kosovës, pikërisht Isa Mustafa kishte marr sugjerime nga miqtë ndërkombëtarë për postin e kryeministrit menjëherë pas zgjedhjeve, në rast koalicioni, se si duhet të jetë qeveria edhe pse ata oficiel thonin se nuk po ndërhynë. Ndërhyrjet ndërkombëtare ndodhnin  përditë përmes deklaratave dhe intervistave në mediet kosovare. Ata kërkonin që kryeministri të jetë i pranueshme për ta.

Post i cili duhet ti takonte një personi  të pastër dhe të pa hetuar ndonjëherë, pra, larg gjyqeve. Bashkësia Ndërkombëtare heshtazi nuk e dëshironte nominimin e Ramush Haradinaj. Pasi Isa Mustafa nuk i fitoj zgjedhjet, ai rrezikonte seriozisht shkarkimin nga LDK-ja, që do të thotë eliminimin nga skena politike kosovare. Këtu Isa zbulojë shpëtimtarin e tij Ramushin, i cili me patjetër e dëshironte karrigen e të parit, karrige e cila brenda kishte plotë të papritura. Ramushi dy herë radhazi (si me Hashim Thaçin pas lirimit nga burgu, ashtu edhe tani me Isa Mustafën) nuk tregojë mençuri politike, ra pre e karriges, duke humbur shumë reputacion. Ramushi ka drejt të ndihet i fyer dhe i mashtruar nga liderët e dy partive tjera, pasi veprimet e Isës karshi Ramushit janë për çdo kritikë.

Në luftë shkohet për ta asgjësuar armikun dhe këtu Ramushi ka treguar trimëri të jashtëzakonshme, kurse në politikë nuk e ka treguar nivelin e dëshiruar politik. Prapë jam i atij mendimi se të gjithë politikanët që mbajnë dy e më tepër vende pune nuk e kanë vendin në politikë. Nga kjo qeveri unë pres votimin e ligjeve të kërkuara me shumicë parlamentare (84 deputet), pastaj ajo mund të zhbëhet shumë lehtë, kujtimet janë akoma shumë të freskëta nga koalicioni i para katër viteve. Problemet i këtij koalicioni do të dalin në sipërfaqe shumë shpejt, posa të fillojnë burgosjet e kërkuara nga gjykata speciale.

Anëtarësia e LDK-s shumë e zhgënjyer!

Shumica e LDK-istëve të përbetuar u vendosen kundër pushtetit të kaluar, pushtet i cili la shumë për të dëshiruar,  por, tani Partia e zemrës së tyre, duke injoruar të gjithë anëtarësinë lidhi marrëveshje me partinë e kritikuar nga vetë ata, ose ndryshe me partinë e quajtur “pronto”. Edhe pse kryeministri do të jetë nga LDK-ja, partia që ishte në pushtet deri tani do ta ketë fjalën kryesore edhe në qeverinë e re, së paku kështu mendojnë edhe ekspert nga politika vendore.

Me kujtohet Ramë Manaj nga Qeveria e kaluar PDK-LDK, ku ai vetëm numërohej në marrjen e pagës, sepse atë nuk e pyeste njeri për asgjë! Ishte kot fare! Kryeministri i ri  ka një lloji arsyetimi për votuesit e tij, duke thënë se ishte faktori ndërkombëtarë ai që e detyrojë të lidhë marrëveshje me PDK-n, por kjo vështirë se do të kapërdihet nga elektorati i LDK-s. LDK-s i nevojitet një reformë e thellë brenda saj për të ndryshuar komplet fytyrë, sepse në të kundërtën unë e shohë këtë parti në rënie e sipër.

Fatkeqësisht ky është niveli i politikës tonë kosovare, politikë e niveleve amatore, politik e cila ka mungesë diturie në perceptimin e bërjes së shtetit. Sidomos kjo periudhë pas zgjedhore bindi faktorin ndërkombëtarë se ne nuk mundemi dhe nuk dimë vetë të organizohemi në bërjen e shtetit dhe ndërtimin e tij. Sjellja e jonë i alarmoj qytetarët dhe akterët ndërkombëtar që janë kujdesur deri më tani për zhvillimet politike në Kosovë se ne nuk kemi bërë përparime demokratike, pasi interesat personale janë akoma ato që dominojnë skenën politike kosovare. Pasi u bënë shumë vite duke jetuar me shpresë se do të këndellemi, së paku nuk na mbetet tjetër, pos të shpresojmë edhe kësaj radhe!