.
×

Policia zbardh detajet e vrasjes së rojës në Albi Mall, ja emrat e të dyshuarve për vrasje



Policia e Kosovës ka njoftuar se deri tash ka arrestuar katër persona si të dyshuar për vrasjen që ka ndodhur në qendrën tregtare “Albi Mall”. Të dyshuarit janë SH. Cakolli (1995); L. Beka (1995); L. Sadiku (1995) dhe A. Rexhepi

Policia e Kosovës në një konferencë për media ka publikuar detaje për dy vrasjet e fundit që ndodhën në Kosovë, njëra e policit të Kosovës dhe tjetra e rojes së Albi Mallit.

Major Afrim Ahmeti ka thënë se kohët e fundit policia është përballur me detyra të rënda për shkak të dy vrasjeve në Prishtinë.

“Fatmirsisht të dy këto raste u zbuluan dhe u kryen me suskes”, ka thënë Ahmeti. Ai ka thënë se për vrasjen në Albi Mall gjatë natës së mbrëmshme janë përfunduar operacionet. Ndërsa kapiten Nuhi Xhela ka thënë se për vrasjen e rojës në Albi Mall, janë arrestuar dy persona të dyshuar te mbështjellur me maska dhe dorëza në kokë, kur e kanë kryer vrasjen. “Të dyshyshuarit menjëherë kanë ikur nga vendi I ngjarjes duke kryer vrasjen. Për ta penguar vjedhjen kishte vepruar roja, kur ata e kanë vërejtur rojen, njëri nga të arrestuarit e ka goditur rojen dhe ai vdes në vend. Kasaforta nuk është marr nga aty. Tri goditje me armë ka marr roja, dy në abdomen dhe një në anën e majtë. Më 7 prill është bërë identifikimi i Sh. Cakolli i lindur më 1995, i cili është dërguar në mbajtje si i dyshuar për vrasjen e rojes. Më 8 prill është arrestuar i dyshuarii dytë L. Beka, 1995, për vrasjen e rojes. Më 9 prill në ora 18 L.Sadiku është i intervistuari kryesor për vrasjen e rojes, ndërsa A Rexhepi është i dyshuari i katërt”, ka thënë Xhela.