.
×

Policia tregon detajet lidhur autobusin që mori flakë në ‘Rrugën e Kombit’



Botapress, 12 Gusht-Një autobus i linjës Kosovë-Shqipëri është djegur sot tërësisht në Rrugën e Kombit.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani tha se deri tani nuk ka persona të lënduar.“Në bazë të informacioneve të siguruara dyshohet se në afërsi të tunelit të Kalimasht, një autobus nga Kosova e ka kapluar zjarri, fatmirësisht deri tani nuk ka ndonjë informacion për persona të lënduar”, tha ai.

Mësohet se autobusi ka pësuar defekt në sistemin elektrik, që i ka shkaktuar zjarr në motor.Se gjendja teknike e abusëve të disa agjencive vendore që kanë për destinacion bregdetin shqiptar e atë malazez nuk është e mirë, e dëshmon edhe një rast tjetër.