.
×

Policia po heton rastin e kërcënimit ndaj disa pjesëtarëve të FSK-së në Zubin Potok



 

Pjesëtarët e nacionalitetit serbë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, janë kërcënuar nga persona të panjohur.

Kanosja ndaj tyre është bërë me anë të disa pamfletave të vendosura në rrugë dhe lokale në Zubin Potok, në mëngjesin e së hënës.

Sipas raportit të policisë, lidhur me këtë rast është njoftuar prokurori dhe rasti është duke u hetuar.

Pamfletat bëhet e ditur se u vërejtën nga Policia e Kosovës gjatë patrullimit të tyre.

“Gjatë patrullimit policia,  kishte vërejtur  disa pamflete të vendosura në rrugë dhe  lokale  me përmbajtje  kërcënuese, për  pjesëtar të FSK-së të nacionalitetit serb. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë.