.
×

Policia në Mitrovicë: Jemi duke bërë përpjekje për të shpëtuar punëtorin nën gërmadha



Një punëtor ka mbetur nën gërmadha pas shembjes së hotelit “Adriatiku” në Mitrovicë. Komandanti i Policisë në Mitrovicë, Ahmet Goshi, deklaroi se me të gjitha njësitë përkatëse dhe ekipe shtesë nga komuna janë duke punuar për nxjerrjen e punëtorit nga gërmadhat.

“Informacionin në Polici e kemi marr në ora 16:55, një mur është shembur derisa katër punëtorë ishin duke punuar. Dyshohet se njëri nga punëtorët është nën gërmadha dhe të gjitha njësitet përkatëse janë në vendin e ngjarjes”.

“Po bëjmë përpjekjet maksimale për të shpëtuar personin nën gërmadha, kemi eskavator nga komuna që janë duke punuar, objekti është shumë i madh dhe duhet pasur kujdes që të mos rrezikohen punëtorët tjerë”, ka thënë Goshi.

Perimetri për qytetarët jashtë objektit është siguruar dhe nuk janë të rrezikuar.