.
×

Policia në kërkim të një personi nga Kaçaniku



Djë në mesditë në Komunën e Kacanikut dy persona kanë sulmuar viktimën mashkull pas një mosmarrëveshje. Sipas raportit 24 orësh të policisë, të njejtit i kanë shkaktuar lëndime trupore, derisa, viktima ka pranuar tretman mjekësor.

Një nga të dyshuarit është arrestuar nga policia, derisa, i dyshuari tjetër është në arrati.

“Raportohet se dy të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar fizikisht me mjet të fortë viktimën mashkull K-Shqiptar duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje kurse i dyshuari tjetër ndodhet në kërkim policor”, shkruhet në raport të policisë.