[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Policia ndërhynë në disa lokale për shkak të mosrespektimit të rregullave kundër pandemisë



 

Në 24 orët e fundit, Policisë së Kosovës i është dashur të intervenojë në disa qytete, pasi bizneset nuk respektuan masat anti–Covid-19. Kanë dalë për qejf, por duhet t’i nënshtrohen disa rregullave. Për të hyrë brenda, secili nga qytetarët që e viziton këtë qendër tregtare në Prishtinë, duhet të jetë i pajisur me maskë.

E në hyrje të saj, atyre po u matet edhe temperatura. Ndërkohë, posa të hyjnë brenda, ata marrin edhe këtë porosi. Por, për dallim nga ditët tjera, të hënën numri i qytetarëve që dolën në këtë qendër tregtare ishte dukshëm me i vogël.

Kjo u pa edhe në kafenetë e kësaj qendre.Edhe bartja e maskës gjatë qëndrimit këtu, u tha të jetë obligative.

Ndërkohë, sipas përfaqësuesit ligjor të “Albi Mall”, që nga 15 maji, kjo qendër tregtare formoi një komision prej 6 anëtarëve, më qëllim të parandalimit së përhapjes së covid 19.Ramadani po ashtu thotë që bëhet vazhdimisht dezinfektimi i hapësirave të kësaj qendre. Por, ngjashëm më Prishtinën, duket se nuk po veprohet edhe në qytetet e tjera.

Madje, organeve të rendit, iu është dashur të intervenojnë në disa vende. Një nga këto raste, është ky klub natë në Vushtrri, në të cilin, qytetarët shihen pa masa mbrojtëse. E në mbrëmjën të së dieles, për t`u argëtuar dolën edhe një numër i madh i qytetarëve në këtë lokal në Ferizaj.

E këto nuk janë vendet e vetme,  ku është dashur intervenimi i Policisë së Kosovës, pasi pronarët e bizneset nuk i kanë respektuar masat e vena nga institucionet shëndetësore.

Vetëm në  24 orët e fundit, sipas raportit 24 orësh të policisë së Kosovës, është dashur të intervenohet në Suharekë, Pejë, Gjakovë, Malishevë dhe Vushtrri.

Menu Title