[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Policia me konferencë të jashtëzakonshme pas rastin e Qerim Kelmendit



 

Policia e Kosovës ka mbajtur një konferencë të jashtëzakonshme për media pas vrasjes së ish-ushtarit të UÇK-së, Qerim Kelmendi në Zahaq të Pejës.

Përveç detajeve të bërë të ditura më herët gjatë ditës, Policia e Kosovës nuk ka dhënë ndonjë informacion të ri, teksa janë pyetur edhe për faktin se cilat mund të jenë motivet e rastit.

Nga Policia e Kosovës kanë thënë se për momentin nuk mund të flitet asgjë për rastin, apo për motivet përveç detajeve zyrtare.

Ata kanë thënë se dyshohet se Kelmendi së pari është vrarë me armë zjarri, teksa më pas është djegur brenda veturës.

“Për momentin nuk kemi dicka për me theksu në këtë drejtim. Deri në këtë moment nuk kemi mundësi të thojmë dicka më shumë, përveç që dyshohet se ai është vrarë me armë zjarri, sidoqoftë pas raportit të autopsisë ne do të dijmë më shumë”, kanë thënë nga Policia teksa janë pyetur për motivet e mundshme.

Menu Title