.
×

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e këtij personi



Botapress 18 Tetor – Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për kapjen e një të dyshuari për pesë vepra penale. Bëhet fjalë për 38-vjeçarin nga Dragolevci i Istogut, Tim Kajtazi.

Përmes një komunikate drejtuar mediave, Policia Rajonale e Pejës ka njoftuar se ka siguruar autorizimin e Prokurorisë Themelore në Pejë për publikimin e fotos të personit të dyshuar, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij.

Ai është i kërkuar për dy raste për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”, një rast për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, një rast për dhunë në familje dhe shmangie nga pagesat e tarifave të detyrueshme doganore.

Kajtazi kërkohet nga Gjykata Themelore Pejë-dega në Istog.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në komunikatë.