.
×

Policia kap një person Viti, pasi u publikuan pamjet ku shihet blerja e votës



Policia arreston një person Viti, pasi u publikuan pamjet ku shihet blerja e votes. Policia e Kosovës e ka arrestuar personin në Viti, i cili u filmua duke blerë votën.

Zëdhënësi i Policisë pë Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, ka konfirmuar se personi i dyshuari është arrestuar.

“Mund ta konfirmoj se një person është ndaluar, ndërkaq është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit. Prokuroria po merret me rastin”, ka thënë ai.

Kujtojmë se gjatë ditës së sotme keqpërdorime të votës ka pasur edhe në vende të tjera.

Katër persona janë arrestuar në Prizren për fotografim të votës. Për veprën e njëjtë ka pasur të arrestuar edhe në Prishtinë e Rahovec.