[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Policia jep detaje rreth personit që humbi jetën 39-vjeçar që e zuri lisi



 

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në komunën e Kamenicës. Një 39-vjeçar atje e ka zënë lisi derisa ishte duke prerë dru në pyll.

Detaje rreth këtij rasti ka dhënë Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh.Sipas Policisë, viktima fillimisht ishte dërguar në emergjencën e Kamenicës e më pas në spitalin e Gjilanit, ku nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës u është liruar familjarëve.

“Fshati Lisock, Kamenicë, 14.10.2020-15:50. Raportohet se viktima mashkull kosovar përderisa ishte duke prerë dru në pyll, një lis e ka zënë viktimën, me ç’rast i ka shkaktuar lëndime trupore. Viktima fillimisht është dërguar në emergjencën e Kamenicës e më pas në spitalin e Gjilanit, ku nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës u është liruar familjarëve”, thuhet në raport.

Menu Title