.
×

Policia jep detaje për humbjen e jetës së punëtorit pasi që ra nga një ndërtesë në Prishtinë



Një qytetar ka humbur jetën para pak çastesh, pasi ka rënë nga një ndërtesë në rrugën “Robert Doll” në Prishtinë. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Prishtinë, Flora Ahmeti, e cila ka thënë se aksidenti ka ndodhur në ora 17:45.

“Sot në ora 17:45 kemi pranuar informacion se një person ka rënë nga një ndërtesë në rrugën “Robert Doll” në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore dhe ekipi mjekësor, i cili në vendngjarje ka konstatuar vdekjen e viktimës (mashkull). Për rastin janë njoftuar institucionet kompetente”, thuhet në njoftimin e Ahmetit.