[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Policia jep detaje për aksionin në veri



Policia e Kosovës në një konferencë për media së bashku me prokurorinë Speciale kanë bërë të ditur detaje nga aksioni në veri të Mitrovicës nga ku u arrestuan katër persona. Në këtë konferencë kanë konfirmuar se kanë arrestuar tre persona të lidhur me rastin Ivanoviq dhe një person që ka penguar në kryerje të detyrës zyrtare.

Gjithashtu policia ka bërë të ditur se nuk kanë gjetur Milan Radojiçqin dhe ai është në arrati e për të kanë lëshuar fletë arrest.

“Operacioni ka rezultuar të jetë i suksesshëm, janë përdorur mjete dhe metoda të parapara me procedurat dhe ligjet në fuqi, nuk ka pas asnjë zyrtar policor të lënduar, gjithçka ka shkuar sipas planifikimti edhe për kundër rezistencës së hapur në një nga vendet ku ka ndodhë bastisja”, thanë zyrtarë të policisë.

Ndërkaq, prorkuroi special Sylë Hoxha ka thënë se nga data 13 mars kanë këtë rast dhe nga atëherë ka filluar grumbullimi i provave duke pohuar se kanë pasur edhe disa vështirësi.

“40 dëshmitarë janë të dëgjuar kryesisht nga pjesa veriore lidhur me këtë rast. Policia ka marrë aktëvendim për të pandehurit që janë arrestuar për veprën penale vrasje të rëndë, Më datën 06.11 është marrë aktvendim për zgjerim të hetimeve”, tha prokurori Hoxha.

“Me datën 21.11 Gjykata Themelore në Prishtinë ka lëshuar urdhëresë për kontroll në shtëpitë e të dyshuarve. Milan Radojciq nuk është gjetur në banesën e tij dhe do të vazhdojë kërkimi për të. Gjatë bastisjes apo arrestimit për shkak të vështirësive në terren nuk është arritur të arrestohet një person me inicialet S.A që vazhdohen të mbetet në kërkim,” ka përfunduar ai.

Menu Title