.
×

Policia jep detaje për aksionin me Njësinë Speciale në Prishtinë



Njësitë policore, përfshi edhe Njësinë Speciale, janë duke e zhvilluar një aksion të bastisjes në rrugën “Eqrem Çabej” në Prishtinë. Policia e Kosovës ka treguar për Express se aksioni është duke u zhvilluar për identifikimin e personave të dyshuar të përfshirë në veprime të kundërligjshme.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, ka treguar se është duke u zhvilluar një aksion për identifikimin e personave të dyshuar të përfshirë në veprime të kundërligjshme.

“Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria rajonale e Policisë në Prishtinë, e mbështetur edhe nga njësitë tjera relevante policore, në këto qaste është në proces të realizimit të një operacioni policor, për identifikimin e personave të dyshuar, të përfshirë në veprime të kundërligjshme. Për detaje dhe informacione terja do t’ju informojmë pas përfundimit të operacionit”, ka theksuar Hoxha