.
×

Policia jep detaje për aksidentin në Pejë ku u lënduan tre persona



Tre persona janë lënduar mbrëmë në një aksident trafiku i cili ka ndodhur në Pejë. Policia e Kosovës ka njoftuar se aksidenti ka ndodhur rreth orës 22:00 në rrugën ‘Bill Klinton

“Deri të aksidenti ka ardhur për deri sa i dyshuari me veturën e tipit Audi me targa vendore duke mos ju përshtatur kushteve të rrugës dhe shpejtësisë del jashtë rruge në të djathte duke hyr në brendësi të një lokali. Si pasojë e këtij aksidenti tre persona kanë pësuar lëndime trupore si dhe është dëmtuar një lokal pronë private, të lënduarit janë dërguar në spitalin rajonal në Pejë për trajtim mjekësor”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Policia bën të ditur se në vendngjarje kanë dalë hetuesit rajonal për hetimin e aksidenteve (NJRKRR), të cilët janë duke u marrë me rastin.