[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Policia jep detaje për aksidentin e rëndë ku vdiq një i ri në Drenas



Një person ka vdekur dje në Drenas si pasojë e një aksidenti të rëndë, ku u godit nga një veturë.Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur dje rreth orën19:30,gjersa raportohet se viktima ishte duke ecur.

Ngasësi i veturës, nga pakujdesia e ka goditur të njëjtin dhe më pas është arrestuar.

“Ka ndodhur një aksident trafiku, derisa ngasësi mashkull kosovar me veturën e tij dyshohet se nga pakujdesia ka goditur këmbësorin mashkull kosovar. Si pasojë e aksidentit këmbësori ka ndërruar jetë. I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Menu Title