[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Policia jep detaje për 10 vjeçarin nga Kosova që u mbyt në një pishinë në Durrës



Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Durrësit mesditën e sotme (12 gusht). Një 10-vjeçar nga Kosova, është mbytur teksa po lahej në pishinë.

‘’Më datë 12.08.2020, rreth orës 12:40, në lagjen nr.13, Plazh, Durrës, shtetasi kosovar E.T., 10 vjeç, dyshohet se është mbytur duke u larë në pishinë, e për pasojë ka ndërruar jetë’’, njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Menu Title