.
×

Policia jep detaje, dy persona të lënduar në ndeshjen në Deçan



Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e mbrëmjes në magjistralen Deçan-Gjakovë, saktësisht në fshatin Prejlep.

Zëdhënësi i Policisë Rajonale të Pejës, Xhevat Ibra, për Indeksonline, ka thënë se ga ky aksident kanë mbetur dy persona të lënduar.

Sipas tij ata janë jasht rrezikut për jetë.

“Ka ndodhur nje aksident para pak çastesh në rrugën magjistrale Deçan – Gjakovë, saktë në fshatin Prejlep të komunës Deçan. Dy automjete udhëtaresh janë të involvuara, dy persona kanë pësuar lëndime trupore dhe gjinden në spitalin rajonal Pejē . Sipas të dhënave të para gjendja e tyre shëndetësore është jashtë rrezikut për jetë, por lidhur me gjendjen ju lutem i pyesni emergjencën spitalin e Pejė.

Njësitet e komunikacinit rrugor të Policisë Rajonale gjinden në vendin e ngjarjes, janë duke kryer këqyrjen e vendit ngjarjes, të gjitha veprimet e policisë janë te koordinuara me prokurorin e shtetit”, ka thënë Ibra.