[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Policia heton organizatën “Du me Votu” që po kërkon para nga mërgimtarët (Video)



 

Platforma “Du me Votu” ka dërguar e-maile tek disa mërgimtarë, për të kërkuar para lidhur me projektin që u ofron atyre asistencë për procedurat e votimit nga jashtë Kosovës.

Por, Laura Forster, mërgimtare që jeton në Portsmouth të Anglisë, thotë se të dhënat e saj po shfrytëzohen ilegalisht nga kjo OJQ dhe dyshon se ato mund të kenë rrjedhë nga aplikimi që ka bërë në Komisinoin Qendror të Zgjedhjeve, njofton Klan Kosova

Nga KQZ nuk kthyen përgjigje të dielën nëse të dhënat e aplikuesve nga mërgata kanë mundur të kenë dalë jashtë institucionit. Veçse thanë se platforma në fjalë është e paautorizuar nga ta.

Nga “Du me votu” thanë se i përdorin vetëm të dhënat e personave të regjistruar dhe se nuk kanë pranuar asnjë ankesë për shkelje të të dhënave personale. Kurse ndihmën financiare e kërkojnë me arsyetimin se janë shpenzuar për ndërtimin e ueb-faqes, pagesën e programerëve dhe shërbime tjera.

Ndërkohë, aplikacioni i lansuar nga ta, në të cilën thuhet se janë regjistruar 25 mijë mërgimtarë, është në shënjestër të policisë kosovare e cila para dhjetë ditësh ka nisur hetimet.

 

Menu Title