.
×

Policia garanton siguri për qytetarët (Video)



Pas thirrjeve të shumta nga partitë opozitare, për manifestimin paqësor me 28 nëntor, Policia e Kosovës, qysh në orët e hershme të mëngjesit, ka dalë në lokacione të ndryshme të qytetit, për të ofruar siguri për qytetarët.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, ka thënë për Tibuna Channel, se policia ka ndërmarrë të gjitha masat për të garantuar rendin dhe sigurinë.
Ai ka shtuar se çdo veprim i policisë së Kosovës, çdoherë do të jetë i bazuar në ligj. Ndërsa qytetarët thonë se do të marrin pjesë në festën e “28 Nëntorit”.