.
×

Policia ende në kërkim të grabitësve



Mbrëmë nga dy persona të maskuar dhe të armatosur është grabitur filiali i “Western Union” në lagjen Bazhdarhane të Prizrenit.Të dyshuarit duke kanosur me armë punëtoren, kanë arritur të grabisin një shumë të konsiderueshme të parave.E derisa zhvillohej ngjarja sikur në filmat aksion, një polic në rroba civile ka ndërhyrë për të parandaluar grabitjen me ç’rast është detyruar të përdor edhe armen e tij zyrtare.

Njëri nga të dyshuarit është plagosur në këmbë por pavarësisht kësaj ka arritur të ikë bashkë me të dyshuarin tjetër nga vendi i krimit.Lidhur me këtë ngjarje Vesel Gashi, nga stacioni policor në Prizren, ka thënë se ende nuk kanë arritur të kapin asnjërin prej të dyshuarve.Por, Gashi u shpreh se me ndihmën e qytetarëve, kjo punë nuk do të zgjasë shumë.
“Momentalisht nuk ka diçka të re sa i përket arrestimeve për rastin e mbrëmshëm në Werstern Union. Jemi duke punuar intezivisht dhe shpresojmë që me ndihmën e qytetarëve t’i kapim fajtorët sa më shpejtë. Po shpresojmë që për një kohë të shkurtë ta mbyllim këtë rast”, ka thënë Gashi.Dy të dyshuarit, pas alarmimit të policisë, janë arratisur nga vendi i ngjarjes.Njësitet policore dhe prokurori në vendin e ngjarjes kanë gjetur një jakne të gjakosur që dyshohet të jetë e të dyshuarve, si dhe 28 bankënota nga 50 euro.