.
×

Policia e Kosovës kërkon ndihmë nga qytetarët për kapjen e grabitësve në Prishtinë



Policia e Kosovës me 16 tetor, përmes një komunikate ka njoftuar se është në kërkim të tre personave të cilët dyshohet të jenë të përfshirë në disa raste të grabitjeve.

“Bazuar në rezultatet e hetimeve që po zhvillon policia, pasi që ka identifikuar i ka futur në kërkim policor tre të dyshuar për të cilët ekziston dyshimi i arsyeshëm se të njëjtit mund të jenë të implikuar në rastet e grabitjeve që po hetohen”, thuhej në njoftimin e policisë.

Policia ka njoftuar se të dyshuarit që janë në kërkim konsiderohen me rrezikshmëri të lartë dhe aktualisht gjenden në arrati në përpjekje për t’iu shmangur arrestit policor.

Për lokalizimin e vendndodhjes së tyre si dhe për ta mundësuar kapjen e tyre policia ka kërkuar bashkëpunimin e të gjithë qytetarëve dhe çdokush që ka informacion për ta, t’ia kaloj ato policisë përmes linjave emergjente 192 ose në çfarëdo forme tjetër.